Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar nga afër ditën e sotme nisjen e punimeve për sistemimin dhe asfaltimin e segmentit rrugor, Maqellarë-Peshkopi, pjesë e Rrugës së Arbrit.
Gjatë inspektimit të punimeve Balluku u shpreh se rruga synon jo vetëm shkurtimin e distancës me 2.4 km, por edhe rritjen e cilësisë dhe sigurisë, kjo fal parametrave të cilësisë së lartë të ndërmarra në ndërtimin e këtij projekti.
“Lidhur me projektin, sot jemi aty ku duhet, tek gjurmët e rrugës së re e cila do të shkurtojë ato 2.4 kilometrat që duhen. Përveç se shkurton 2.4 kilometra ajo eleminon edhe një rrugë me shumë kthesa dhe të vështirë në periudhën e dimrit. Projekti në total është 8.54 km në total, 2.4 kilometra me i shkurtër se rruga ekzistuese, përveç se lë mënjan problemet e rrugës ekzistuese, cilësia do të jetë e përmirësuar, ajo C2, por e përmirësuar. Ajo çka ne synojmë është të kemi një shpejtësi në zonat e pabanuara rreth 60 km/h dhe në zonat e banuara 30 km/h”, tha Balluku.