Kryeministri i vendit Edi Rama nuk ndal me reagimet e tij sa i takon projektit të Portit të Durrësit, ndërsa në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ministrja Balluku po jep detaje mbi marrëveshjen.
Rama “shënjestron” sërish opozitën dhe mediat duke shkruar se po thuhet një numër maskarogjzllëqesh për një projekt kaq madhor.
“Numri i maskaragjozllëqeve që po thuhen për projektin madhor të Portit Turistik të Durrësit, si edhe hapësira e paanë mediatike në dispozicion të të paudhëve që po e luftojnë projektin si djalli temjanin, janë pasqyra e ligësisë që e ndjek këtë vend si mallkim qysh në vitin 1912!”-shkruan kreu i qeverisë.
Numri i maskaragjozllëqeve që po thuhen për projektin madhor të Portit Turistik të Durrësit, si edhe hapësira e paanë mediatike në dispozicion të të paudhëve që po e luftojnë projektin si djalli temjanin, janë pasqyra e ligësisë që e ndjek këtë vend si mallkim qysh në vitin 1912!
— Edi Rama (@ediramaal) November 16, 2022