Bandat shqiptare luftë për territor në rrugët e Londrës

0

Luftë e hapur mes kriminelëve shqiptarë po zhvillohet në rrugët e Londrës, ndërsa ata përpiqen të rritin territorin e tyre për të zhvilluar aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike.

Në një sulm me armë dhjetë ditë më parë, dy persona u qëlluan gjatë ditës, ndërsa kalonin nëpër Barking në Lindje të Londrës, një fortesë e “Hellbanianz” ku ndodhet një grup famëkeq i krimit shqiptar.

Mësohet se një 20-vjeçar ishte shënjestër e atentatit të ndodhur në Wilmington Gardens, Barking, në orën 2.15 pasdite të enjten e 4 qershorit.

Oficerët që shkuan në vendngjarje gjetën dy burrat të plagosur rëndë ende në makinën e tyre.

20-vjeçari mbërriti në gjendje kritike për jetën në spital ndërsa personi tjetër fatmirësisht ishte jashtë çdo rreziku.

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në West Ealing i akuzuar për vrasje nga policia angleze.

Si rezultat i kontrollit të territorit nga bandat shqiptare të kokainës në Angli, 5 shqiptarë mbetën të vrarë vitin e shkuar.

Kriminelët shqiptarë në Angli kanë një profil të sofistikuar dhe kanë ndikim të lartë në aktivitetin kriminal të Anglisë dhe po zgjerojnë përherë dhe më shumë ndikimin e tyre në trafikun e drogës dhe në krimin e organizuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu