Shitës ambulant në tregun e Torinos, aksidentohet shqiptari 38-vjeçar

0

Një shqiptar, 38 vjeç, shitës ambulant në tregun e Torinos ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në Itali.

Ai u përplas nga karroceria e një mjeti, ndërsa ishte duke ushtruar profesionin e përditshëm.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës. Shqiptari është transportuar drejt spitalit, pasi kishte marrë disa dëmtime.

Mjekët kanë bërë të ditur se ai do të qëndrojë për disa ditë i shtruar në spital për tu kuruar nga plagët e marra nga aksidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu