“Banditët po shkatërrojnë edhe Drilonin”, Malltezi: Kanë hedhur inertet duke bllokuar burimet karstike dhe mbledhur baltë

0

TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka akuzuar rilindjen se po shkatërrojnë Drilonin. Malltezi ka ndarë në faqen e tij në Facebook, mesazhin e një qytetari që tregon se çfarë po ndodh në zonën e Drilonit.

“Krim mjedisor pasi në këtë ekosistem të brishtë që furnizon liqenin me ujë të pastër kanë hedhur inertet duke bllokuar burimet karstike dhe mbledhur baltë”, thuhet në postimin e Malltezit.

POSTIMI I PLOTË:

Banditët po shkatërrojnë edhe Drilonin. Krim mjedisor pasi në këtë ekosistem të brishtë që furnizon liqenin me ujë të pastër kanë hedhur inertet duke bllokuar burimet karstike dhe mbledhur baltë. Dëmin që bënë komunistët në vitet 70 në liqenin e Prespës së Vogel (duke marrë Ujë me baltë nga Devolli për ta përdor si rezervuar të rëndomtë por që taposi me baltë burimet karstike natyrore dhe e ktheu në kënetë me kallamishte) po e bëjnë në Drilon në ditët e sotme. Trishtim!

“Zoti Malltezi shiko krimin mjedisor që i është bërë Drilonit nga Z. Xhakoja dhe AADF e famshme që është veç për suvatime. Kanë hedhur inerte në burimet e Drilonit dhe uji atje është bërë si pellg ose më saktë si kënetë. Investimi i vetëm disa stola si pllakë varri dhe urat nga dru me lule që ishin janë bërë metal i ndryshkur. Por ka akoma, janë prerë pafund pemë nga ato që binin nëpër ujë. Një maskarallëk. Plehra madje dhe bretkosat kanë nisur të shtohen. Trishtim”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu