Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 80- vjeçari!

0

Një banesë në Shkodër është përfshihet nga flakët mbrëmjen e sotme, në fshatin Shtoj.

Si pasojë ka humbu jetën i moshuri Gjek Prroni, 80 vjeç, i cili mbeti i bllokuar brenda në banesën që po digjej.

Burime bëjnë me dije se 4 mjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë shkuan në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:35, në fshatin Shtoj i Vjetër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. P., 80 vjeç.

Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi Gj. P, i cili jetonte i vetëm.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu