Banesa përfshihet nga flakët, vdes 50-vjeçari

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Njazi Meka në Tiranë. Një banesë është përfshirë nga flakët pas orës 09:00 dhe si pasojë e asfiksimit kaq ndërruar jetë P.C., rreth moshës 50 vjeç. Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Burime bëjnë me dije se viktima me origjinë nga Tepelena ishte i pastrehë dhe ishte vendosur në një dhomë të ndërtuar me blloqe të cilën e kishte përshtatur si banesë. Nga dyshimet paraprake shkak për rënien e zjarrit mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike si pasojë e ngrohëses që përdorte 50-vjeçari.

“Më datë 22.12.2020, rreth orës 09:22, në rrugën “Njazi Meka”, ka rënë zjarr në një banesë, ku si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën shtetasi P.C., rreth moshës 50 vjeç.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu