Banesat e braktisura në Elbasan rrezik potencial për komunitetin

0
Screenshot

Banesat jofunksionale dhe të braktisura janë shndërruar në rrezik potencial për qytetarët në Elbasan, vaçanërisht për ata që banojnë në lagjen Kala, ku ndodhen shumë të tilla. Vetë banorët pohojnë se në brendësi të këtyre banesave strehohen persona problematik, të cilët injektojnë drogë.

Shiringat e  hedhura në tokë janë dëshmi së në këto banesa pa “zot” përdoret drogë. E njëjta gjë ndodh edhe me rrugicat me pak qarkullim ku mungon ndriçimi dhe patrullimi i policisë.

Më shqetësuese situata paraqitet për për të moshuarit që jetojnë vetëm, të cilët mbeten të ekspozuar ndaj rreziqeve që sjellin këto struktura të rrënuara.

Pamje të tilla nuk janë aspak të denja edhe për turistët të cilët vizitojnë lagjen historike dhe i fiksojnë me aparatin e tyre.

Vetëm pak ditë më parë një godinë e cila dikur ka shërbyer si shkollë u dogj, ndërsa policia bëri të ditur sot se ka identifikuar tre të mitur që shkaktuan zjarrin!/Infoweb Media