Banka Kombëtare Tregtare nxit punonjësit e saj të vaksinohen përmes shpërblimit financiar!

0

BKT është e para kompani në Shqipëri që shpërblen punonjësit e saj me bonus për kryerjen e vaksinimit Anti COVID-19.

Në një kohë që për punonjësit e sistemit shëndetësor, arsimor dhe studentët është vendosur vaksinim i detyrueshëm, kompanitë private kanë zgjedhur një tjetër strategji për të nxitur punonjësit e tyre të vaksinohen.

Në mbështetje të fushatës së vaksinimit të ndërmarrë nga Qeveria dhe të masave Anti Covid-19, Banka KombëtareTregtare (BKT) ka prezantuar fushatën e vaksinimit për punonjësit e saj për periudhën 30 Gusht-30 Shtator 2021.

Të gjithë punonjësit e BKT-së,që nuk e kanë kaluar COVID-19, do të motivohen financiarisht me 5,000 lekë për çdo vaksinë që do të kryejnë në këtë periudhë kohore 30 Gusht – 30 Shtator 2021, pra, në total me bonus prej 10,000 Lekë. Me këtë nismë, BKT është e para kompani në Shqipëri që shpërblen punonjësit e saj me bonus për kryerjen e vaksinimit Anti COVID-19.

 

Kjo nismë, përpos masave dhe respektimeve të protokolleve anti-covid që zbatohen sot në çdo degë, do të rrisë edhe më shumë kujdesin dhe sigurinë për shëndetin e punonjësve, klientëve dhe partnerëve të bankës.

Banka Kombëtare Tregtare është banka më e madhe në vend, e fokusuar në përkushtimin e vazhdueshëm ndaj standardeve më të larta të përsosmërisë, si në drejtim të personelit të saj ashtu dhe në shërbimin ndaj klientëve.

Me performancën e saj të qëndrueshme, BKT është vlerësuar me çmime të ndryshme prestigjioze në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke marrë vazhdimisht tre çmimet kryesore në industrinë bankare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu