Banorët e Tiranës para Kryeministrisë, qytetari: Do ketë protesta të dhunshme

0

Qytetarët kanë deklaruar se do të vazhdojnë protestët për prishjen e shtëpive në zonën e 5 majit. Një banor, para kryeministrisë ka deklaruar se sot është protesta e fundit paqësore, pasi të tjerat do të jenë në dhunshme dhe të shoqëruara me greva urie. Ai gjithashtu ka thënë se në atë ditë që e kanë lajmëruar për t’i prishur shtëpinë, ka ditëlindjen edhe vajza e tij.

Është hera e fundit që e paralajmërojmë, jetojmë në terror Do na vijnë sot e do na vijnë nesër. Ne si diversanta jo si popull, shtëpinë e jetën po kërkojmë. Shtëpinë e kam të palegalizuar se më kanë kërkuar 5 mijë euro. Më 22 do më prishin shtëpinë, po atë ditë vajza ime ka ditëlindjen. Ta garantoj se kjo është protesta e fundit paqësore, pasi të tjerat do të jenë të dhunshme, por do ketë edhe greva urie. Nëse nuk ka zgjidhje do të ketë edhe grevë urie. Artan Lame më priti në zyrë kanë kaluar 3 javë akoma nuk kemi marrë përgjigje,”tha banori.