Sara Hoxha ka zbuluar së fundmi të tjera detaje nga sezoni i tretë i “Big Brother VIP Albania”.
Ajo ka postuar pak më parë një foto nga regjia e spektaklit dhe krahas shkruan: “Banorët”.
Pritet që shtëpisë së BBVA t’i bashkohet: Rike Roçi, moderatori i eventeve familjare Arbnor Pllana, moderatori dhe shkrimtari Aldo Mustafa, nëna dhe partnerja e gazetarit Klinton Zeqiraj, Ekaterina Dubenik dhe Shegushe Zeqiraj do të jenë pjesë e shtëpisë dhe gazetari Drini Zeqo.
Gjithashtu edhe Meri Shehu dhe Zamira Kita i kanë thënë “po” ftesës dhe do të jenë banore të ardhshme.