Banorët në Don Bosko ”mbyten” me gjoba në pronën e tyre nga policia bashkiake

0

Edhe pse me gjithë dokumentacionin që i identifikon si pronarë të një hapësirë në afërsi të shkollës së re “Vaçe Zela” në Don Bosko policia bashkiake që prej disa ditësh ka ndërmarrë aksionin për vendosjen e gjobave në zonë padrejtësisht, sipas banorëve.

“Policia bashkiake është vënë në shërbim të shoqërisë “Agi Kons” që është kjo, vjen orë pa orë në pronën tonë na ve gjoba siç ka ndodhur në rastin konkret. Nuk është problemi i gjobës se kjo nuk është ndonjë vlerë e madhe, problemi është që këta po e bëjnë precedent këtë punë. Nuk e dimë janë policë në të vërtetë apo janë banditë.”

“Venë gjoba, t’i vëmë fiktive më hanë mua, nuk i hedhim në sistem. I thashë çfarë doni të justifikoni me kët se nuk e kuptoj. Çfarë kundra-vajtje, unë jam në pronën time.”

Nuk jemi kundër projekteve të bashkisë, thonë ata, por bashkia nuk mund të na cenojë pronën private.

“Nuk jemi aspak kundër projekteve, gjërat bëhen me ligj. Nëse shteti do të bëjë rrugë, të nxjerrë VKM, ka afate proceduriale, të gjitha.”

“Në qoftë se i duhet bashkisë kjo pronë le të vijë ta marrë sipas ligjeve, ne nuk jemi kundër.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu