Banorët shkojnë tek pallatet e ndërtuara mbi tokat ku kishin shtëpitë, ndërhyn policia

0

Banorët e lagjeve “5 Maj” dhe Paskuqan kanë mbërritur pranë pallateve që janë ndërtuar për të strehuar të prekurit nga tërmeti, mbi tokat ku ata kishin shtëpitë. Banorët kanë dashur të futen në mënyrë simbolike në këto pallate, por askush nuk i ka lejuar.

Edhe pse aty në dukje nuk jeton askush, pasi janë të gjitha dritat e fikura, roja i pallatit nuk i ka lënë qytetarët të futen brenda. Madje është njoftuar edhe policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Banorët kanë bllokuar edhe sot rrugën duke paralajmëruar rezistencë më 22 shkurt, ditë kur Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit do të nisë shembjes e radhës. Ata ajën shprehur se janë të gatshëm të vetëflijohen në rrënojat e shtëpive të tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu