Rrjedha e lumit merr banorin i cili po përpiqej të shpëtonte serat.
Ngjarja ndodhi në fshatin Veterik në Berat.
Banori Fuat Topi 57 vjeç ishte në rrezik pë jetën dhe kishte qëndruar në një vend në mes të ujit.
Të afërmit dhe banorët e tjerë dhanë alarmin për ndihmë.
Kanë qenë forcat zjarrfikëse (MNZSH-së) të cilat kanë nxjerrë nga lumi banorin nga Veteriku.