Barbados ndahet me ‘mbretëreshën’ dhe Comonwealth, bëhet republika më e re e botës

0

Presidentja Sandra Mason bëri betimin në kryeqytetin Bridgetown, në ceremoninë ku këngëtarja Rihanna u shpall “hero kombëtar”.

Pas 396 vjetësh ka marrë fund sundimi i mbretërisë britanike në ishullin e vogël të Barbados në Karaibe, ku u zhvillua ceremonia e dorëzimit të pushtetit.

Në mesnatën e të hënës është ulur flamuri Mbretëror Standard që përfaqësonte pushtetin e Mbretëreshës së Anglisë mbi ishullin duke njoftuar statusin e ri kushtetues të vendit.

Të ftuarit në shesh duartrokisnin kur Dama Sandra Mason bëri betimin si presidente para kreut të gjyqësorit, ndërsa më pas qytetari më i famshëm i ishullit, këngëtarja Rihanna u shpall heto kombëtar.

“Republika e Barbados po niset në rrugëtimin e saj të parë,” tha Mason në fjalimin e inaugurimit si presidente, duke pranuar sfidat e një bote “komplekse, të copëtuar e të trazuar” me të cilat duhet të përballet.

Princi britnaik Charles ishte gjithashtu prezent në ceremoni për të dëshmaur tranzicionin. “Krijimii kësaj republike është një nisje e re. Që prej ditëve të errëta të mizorisë së skllavërisë që njollosin historinë tonë, njerëzit e ishullit po shkruajnë rrugën e tyre drejt të ardhmes”, tha Charles.

“Këtu mbyllet faqja koloniale, shumë janë budallepsur me flamurin britanik, të humbur në kështjellën e lëkurës së tyre” tha poeti vendas Winston Farrell.

“Kjo ka të bëjë me ne, me ngritjen mbi fushat e kallamit, me rimarrjen e historisë në dorë”, shtoi ai.

Njoftimi i ndërprerjes së lidhjeve me mbretërinë britanike dhe grupin e “Comonwealth” te ish-kolonive, erdhi në vitin 2020, kur kryeministrja Mia Mottley, tha se ka ardhur koha që Barbados “të lërë prapa të kaluarën koloniale”, edhe pse disa besojnë se kjo duhet të ishte bërë prej kohësh.

“Kjo gjymton dijitetin tonë si qytetarë,” tha historiani kryesor i vendit Sir Hilary Beckles, duke iu referuar rolit të vazhdueshëm të monarkisë britanike në vend.

Një protestë e planifikuar në Bridgetoën për prezencën e Princit Charles në ceremomni nuk u lejua nga autoritetet, me pretekstin e përhapjes së Covid-19.

Ndërsa në sondazhet e popullit të Barbados për opinionin ndaj monarkisë, zbulohej se çdo simpati për mbretëreshën Elizabeth ishte zhdukur tërësisht.

Liderët e Barbados kishin përmendur shpalljen e republikës që prej pavarësisë në vitinb 1966, kur kryeministri i parë i vendit Errol Barroë, i tha një ministri britnaik se kombi “nuk do të mbetet pronë koloniale edhe pas orarit të mbylljes”.

Ndërsa në festën e pavarësisë në 2020 qeveria e Mottley njoftoi për nijsen e tranzicionit, gjatë një ceremonie për heqjen nga sheshi kryesor të statujës së ish-kapitenit të njohur britanik Horatio Nelson.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu