Barça afër marrëveshjes me Gavin, Laporta evokon ‘dosjet’ Lewandowski dhe Dembele

0

Pas Ansu Fatit, Pedrit, Ronald Araujos, apo së fundmi Sergi Robertos, Barcelona është në prag të vazhdimit të kontratës me një tjetër lojtar të Masias.

I pranishëm këtë të shtunë në takimin e III-të të Federatës së Klubeve të Tifozëve të Asturias dhe Cantabrias, presidenti Joan Laporta i Barcelonës, siguroi se rinovimi i kontratës së Gavi (17 vjet) ishte në rrugën e duhur.

“Ne jemi afër një marrëveshjeje me Gavin… Ne jemi optimistë: duam që Gavi të vazhdojë me ne edhe për shumë vite. Lojtari dhe agjenti i tij gjithashtu e duan këtë,” – tha presidenti i ‘blaugranas’, sipas komenteve të transmetuara nga Sport.

I pyetur për çështjen e Robert Lewandowski, lideri katalanas nuk ka dashur të komentojë. “Ne nuk do të flasim për këtë lojtar sepse do të ishte mungesë respekti për Bayernin”, tha Joan Laporta.

Më tej ai do të diskutonte zgjatjen e mundshme të kontratës së Ousmane Dembélé. “Dembélé ka një propozim në tryezë nga ne, por ai nuk e ka pranuar atë. Ndërkohë që edhe ne nuk kemi asnjë përgjigje përfundimtare nga ai.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu