Barça gjen zëvendësuesin ideal të Messit, shikoni statistikat

0

Largimi i Leo Messit nga skuadra e Barcelonës, do të linte një boshllëk të madh në skuadër. Drejtuesit afruan sulmues të tjerë por pa arritur të mbushin bëshkkëlun e lënë nga argjentinase.

Për Barcelonën ka një lajm të mirë, kthimi i Ansu Fatisë nga dëmtimi i cili e mbajti 1 vit larg fushës së lojës, është pozitiv.

18-vjeçari mban numrin 10-të, numër të cilin e ka mbajtur për vite me radhë ylli argjentinas. Përgjegjësi për një djalosh të ri si Ansu të mbajë mbi supe një numër legjendë, por megjithatë duket se po e bën më së mirë punën e tij edhe pse është vetëm 18-vjeç.

Ansu Fati është kthyer në kryefjalë në skuadrën katalanase. Mbrëmjen e djeshme sulmuesi spanjol ishte protagonist absolut në fitoren e Barcelonës ndaj Valencias, duke shënuar kështu emrin e tij në librin e rekordeve të katalanasit.

Me golin e shënuar ndaj Valencias, Ansu Fati kalon edhe Messin duke u bërë lojtari i parë që luan në “Camp Nou” dhe arrin të shënojë 13 gola pa mbushur akoma 19 vjet.

Ansu arriti të kalojë lojtarin spanjoll, Bojan Krkic, i cili ishte edhe kryesuesi i listës me 12 gola, ndërsa në vendin e fundit është i pozicionuar Leo Messi me vetëm 7 gola.

Ansu Fati debutoi me ekipin e parë, në sezonin 2019-2020, duke shënuar golin e parë në sfidën përballë Osasunës, në 31 gushtin e 2019-së, ndërsa në atë sezon luajti 1024 minuta dhe shënoi në total 7 gola, ndërsa në edicionin e kalaur luajti vetëm 437 minuta dhe shënoi 4 gola, njërin prej tyre në “El Classico”.

Pas ndeshjes më valencian trajneri Ronald Koeman, përgëzoi djaloshin spanjoll për talentin e tij dhe u shpreh se rikthimi i 18-vjecarit është shumë i rëndësishëm për ekipin, dhe se potencali i tij i kishte munguar skuadrës, e sidomos në një moment të tillë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu