Barcelona e përqendruar në merkato, zbulohen emrat e 3 lojtarëve që kanë nënshkruar kontratat

0

Barcelona nuk po humb kohë dhe duket se ka mbyllur edhe marrëveshjet me 3 lojtarë të tjerë për vitin që vjen. Ata janë Christensen, Kessie dhe Mazraoui.

Duke qenë se kontratat e këtyre lojtarëve përfundojnë në korrik me ekipet përkatëse, zyrtarët e Barcelonës nuk kanë dashur të vonojnë.

Vitin e kaluar Barcelona mori tre lojtarë me 0 lekë: Eric Garcia, Memphis Depay dhe Kun Aguero. Më pas në janar nënshkroi edhe veterani Dani Alves.

Por katalanasit nuk mjaftohen me kaq, pasi 3 lojtarë të tjerë janë thuajse zyrtarizuar me blaugranat.

Christensen do të përfundojë kontratën me Chelsea-n, Kessie me Milanin dhe Mazraoui me Ajax-in, kështu që vitin e ardhshëm me siguri do të vishen kuq e blu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu