Barcelona josh Lewandowski me gjithçka, Bayerni i prish punë me “ofertën e re”

0

Sipas raporteve të katalanases “Sport”, sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, tani është një hap larg nënshkrimit me Barcelonën. Agjenti i tij, Pini Zahavi, pati dy takime shumë pozitive me drejtuesit e klubit blaugrana.

I vetmi shqetësim në shtëpinë e Barçës do të ishte një ofertë e re, që gjermanët mund t’i bëjnë polakut për rinovim, një ofertë në rritje që mund t’i ndryshonte kartat në tavolinën e diskutimeve.

Ish-lojtari i Borussia Dortmund favorizon transferimin në “Camp Nou”. Edhe presidenti Joan Laporta duket i etur për të bërë një goditje të madhe gjatë merkatos së ardhshme.

Lewandowski do të bëhej objektivi numër një i sulmit katalanas, pasi dy të tjerët, Salah dhe Haaland, duket se janë “mollë të ndaluara”. I pari tani është afër rinovimit me Liverpool, ndërsa i dyti do të zgjedhë mes Real Madridit dhe Manchester City.

Lewandowski synon një kontratë 3-vjeçare, ndërsa kampionët gjermanë janë gati t’i ofrojnë marrëveshje 2-vjeçare, të paktën deri më tani.

Nëse kjo situatë vazhdon edhe në verën e ardhshme, atëherë Bayerni ka të ngjarë ta shesë polakun në mënyrë që të mund të përfitojë diçka nga largimi i tij. Kontrata e bomberit bavarez skadon në vitin 2023.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu