Barcelona, ‘ortek’ golash ndaj Ath.Bilbao-s, katalanasit janë -3 pikë nga Reali kryesues

0

Barcelona mbetet në vazhdën e Real Madrid dhe e bën këtë me një provë shkatërruese ndaj Athletic Bilbao. Fitore dërrmuese me ndeshjen që në fakt përfundon pas vetëm 22 minutash: Dembelè shënoi golin e parë në minutën e 12′, Sergi Roberto dyfishoi në 18′, ndërsa katër minuta më vonë Leëandoëski shënoi të tretin.

Baskët mbetën të shtangur dhe në mëshirën e kundërshtarit. Në pjesën e dytë është administrim i zakonshëm për djemtë e Xavit dhe në minutën e 74-të vjen edhe pokeri i Torres. Bilbao mbetet në vendin e gjashtë në zonën e Europës, ndërsa Barcelona është -3 pikë larg nga Reali kryesues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu