Barcelona nuk shkoi më larg se një barazim ditën e sotme në transfertën e Rayo Vallecanos. Sfida u mbyll me rezultatin 1-1.
Barça e pa veten në disavanatazh në minutën e 39′, teksa Lopez kaloi përpara vendasit.
Në pjesën e dytë, trajneri Xavi bëri disa zëvëndësime duke futur në lojë Gundogan, Joao Felix, Lopez dhe Raphinha. Dhe pas shumë përpjekjeve erdhi dhe barazimi i katalanasve.
Në fakt ishte një autogol, teksa lojtari i vendasve Lejeune çoi topin në rrjetë në portën e tij në minutën e 82′ duke vendosur baraspeshën.
Në lojë për Rayo Vallecano ishte mbrojtësi kuqezi Ivan Balliu që luajti për 90 minuta.
Me këtë barazim, Barça shkon në kuotën e 31 pikëve, 3 më pak se Girona kryesuese dhe 1 më pak se Reali i vendit të dytë.