Me banorët e grupseksionit 3/3 në Fermentim e zhvilloi takimin e radhës kandidati i koalicionit “Shtëpia e lirisë”, Bardh Spahia. Duke bashkëndarë vizionin për drejtimin e bashkisë dhe rendësinë që kanë këto zgjedhje, ata i ftuan qytetarët të votojnë nr.2 në fletën e votimit dhe kandidatin Bardh Spahia. Nga këto zgjedhje vendoset jo vetëm fati i 6 bashkive, por i të gjithë vendit, prandaj gjithë Shqipëria i ka sytë nga Shkodra.
Emiljano Çekini, drejtues grupseksioni 3/3
Irena Shestani dhe Ndoc Ashta, nënkryetar PD
Opozita e vërtetë është këtu dhe jo ajo e vulës dhe logos së marrë peng nga Edi Rama, prandaj zgjedhja e vetme është Bardh Spahia dhe koalicioni “Shtëpia e lirisë” tha drejtuesi grupit rithemelimit Aldo Bumçi.
Aldo Bumçi, grupi rithemelimit
Ndërsa mori mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 6 Marsit, Spahia kërkoi që të gjithë të bashkuar të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi që i kthen vlerat Shkodres.
Bardh Spahia, kandidat i koalicionit “Shtëpia e lirisë”
Për banorët zgjedhja është e qartë në këto zgjedhje, prandaj mesazhet që përcjellin për çdo bashkëqytetar janë at otë votës për Bardh Spahinë.
Banorët
Me besimin që Shkodra do të jetë jo vetëm zëri i vërtetë i opozitës, por edhe bashkia model përballë shërbimeve e investimeve ndaj qytetarëve, banorët e Fermentimit u ftuan të jenë si gjithmonë fuqia e ndryshimit duke votuar koalicionin “Shtëpia e lirisë”.





