Bardhi me pamjet nga tregu industrial në Elbasan/Më 25 prill, ulim qepenat e politikanëve mashtrues

0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherësh drejtues politik i të djathtëve në qarkun e Elbasanit ka publikuar pamje nga tregu industrial pranë Kryqëzimit të Cerrikut në këtë qytet.

Nga pamjet duket se dyqanet janë me qepena ulur, ndërsa Bardhi shprehet se nuk ka pasur asnjë mbështetje gjatë pandemisë.

“Kjo gjendje do ndryshojë! Ne kemi një program që adreson krizën e thellë. Me rritjen e ndihmës, të pensioneve, të pagave, me uljen e tarifave, cmimit të energjisë dhe naftës, me krijimin e vendeve të reja të punës, ne do të shtojmë konsumin familjar dhe do rigjallërojmë tregun. Banorët në fshat do marrin subvencion sipas dynymëve dhe krerëve të bagëtive, pa sorollatje e burokraci, vetëm me kartën e identitetit që do të jetë Nipt-i i tyre”, shprehet Bardhi ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Këto pamje nga tregu industrial pranë Kryqëzimit të Cerrikut, flasin vetë. Edhe ato pak njësi që ende mbijetojnë kanë xhiro minimale. Asnjë mbështetje gjatë pandemisë dhe prej 8 vitesh zero subvencion nga qeveria. Elbasani është qarku me rënien më të madhe të konsumit në Shqipëri, edhe pse përfaqësuesit që janë votuar, kanë marrë besim e pushtet në këtë zonë, mbajnë ora të shtrenjta, udhëtojnë me linja luksove avioni e kalojnë festat e fundjavat në resorte me 5 yje.

Kjo gjendje do ndryshojë! Ne kemi një program që adreson krizën e thellë. Me rritjen e ndihmës, të pensioneve, të pagave, me uljen e tarifave, cmimit të energjisë dhe naftës, me krijimin e vendeve të reja të punës, ne do të shtojmë konsumin familjar dhe do rigjallërojmë tregun. Banorët në fshat do marrin subvencion sipas dynymëve dhe krerëve të bagëtive, pa sorollatje e burokraci, vetëm me kartën e identitetit që do të jetë Nipt-i i tyre.

Dhe shitësit s’do të jenë të frikësuar të shprehen para kamerave apo para përfaqësuesve të opozitës nesër, sepse ne do të mbajmë larg inspektorët abuzues. Kuponi tatimor që tregon shlyerjen e detyrimit do të jetë vula e tyre mbrojtëse.

Kjo pamje me dyqane mbyllur do ngelet një kujtesë për politikanët që nuk mbajnë premtimet dhe ndjekin interesat e tyre e kujdesen të pasurohen për vete. Me votën që do sjellë ndryshimin me 25 prill, tabloja përmbyset.

Qepenat ulen për pushtetarët e korruptuar e gënjeshtarë dhe nis puna, energjia, dhe mirëqënia për njerëzit, për konsumatorët, për tregtarët, për fermerët dhe blegtorët!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu