Bardhi në garë për kreun e PD? Deputeti: S’bëj betejë për karrige

0

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka mohuar se do të garojë përballë ish-kryeministrit Sali Berisha për postin e kreu të ri në PD.

I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Bardhi tha se beteja e tij nuk ka qenë kurrë për karrige. Ai shtoi se gjithmonë do të bëjë atë që mendon se është më e mira për PD.

“Nuk e bëj këtë betejë për karrigen, them atë që besoj dhe mendoj se është e mira për PD,”- tha Bardhi.