Duke bërë krahasimin me Kuvendin e thirrur nga Berisha, Bardhi solli në vëmendje mungesën e transparencës në atë Kuvend, pasi sipas tij, në vend të transparencës, u kyçën dyert, duke mos i lejuar gazetarët të ndjekin nga afër punimet e tij.
“Në vend të transparencës, u kyçën dyert për gazetarët. Kishte zero transparencë, sic ndodh në çdo celulë ilegale. Premtuan transparencë për publikimin e emrave të delegatëve dhe nuk e bënë. U premtua transparencë prej zotit Berisha, por gazetarët nuk u kejuan as të futeshin në stadium. Nuk ka ndodhur kurrë më parë kjo. Nuk ju lejuan sepse në stadium do të gjenin kandidatë të Jozefina Topallit të futur si delegatë, njerëz të Tom Doshit, të futur si delegatë. Përgjegjësia jonë është të bëjmë transparencë për opinionin publik.”, vijoi më tej Bardhi.