Gazment Bardhi foli për një takim mes kryetarit të komanduar të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Flamur Nokës, mbështetës i Sali Berishës. Sipas tij, çdo person që është pezulluar nga Basha, mund të vijë në mbledhje dhe të japë sugjerimet e tij.
“Në takim është rënë dakord që çdo person i përjashtuar apo pezulluar nga Grupi parlamentar është mirëpritur që të vijë dhe të bëhet pjesë e mbledhjes”,- tha Bardhi.