Bare: Reja më ka rritur, jam si ushtar kudo! Duam vendin e dytë dhe Botërorin

0

Keidi Bare vjen te Shqipëria pas një dueli që ka fituar kundër Real Madrid me fanellën e Espanyol. Mesfushori fierak, në daljen e sotme për mediat në prag të ndeshjeve që kuqezinjtë luajnë kundër Hungarisë dhe Polonisë, është shprehur:

“Natyrisht që të luash në LaLiga të jep siguri. Por edhe këtu vij me siguri, pasi kam besimin e lojtarëve të tjerë dhe të trajnerit. Me Espanyol po më shkojnë gjërat mirë, pasi e keni parë që kam luajtur regullisht dhe shpresoh të vazhdoj kështu”.

“Edhe në kombëtare bëj të njëjtën lojë. Në kombëtare luajmë sistem tjetër, ndryshe nga se bëjmë tek Espanyol. Atje luaj më shumë para mbrojtjes, kam më shumë kontakt me topin, Gjithsesi unë jap maksimumin tim kudo. Ndihem mirë në shumë role. E rëndësishme është të jem në fushë dhe të jap maksimumin. E them gjtihmonë, jam si një ushtar që zbatoj urdhrat, si këtu, ashtu edhe tek Espanyol”.

“Kam luftuar dhe kam punuar shumë për të arritur këtu ku jam, Nuk është e lehtë që një shqiptar të arrijë në këto nivele. E rëndësishme është të vazhdojmë me këtë ritëm. Për ta arritur e bën edhe ndonjë lojtar tjetër, por për të qëndruar dhe për të arritur më lart është akoma më e vështirë. Me punë e seriozitet arrihet çdo gjë”.

“Kombëtarja e sotshme po zhvillon ndeshje të mira dhe shpresoj që edhe në vazhdim të bëjmë të njëjtën gjë. Synimi është të zëmë vendin e dytë dhe pse jo të shkojmë në Botëror. Këto gjëra duan përqendrim dhe të zbatojmë detyrat e trajnerit. Besoj se do ia arrijmë qëllimit, pavarësisht se kemi para dy ndeshje të vështira”.

“Edi Reja më ka mësuar shumë, si të vendosem në fushë, si të vrapoj me topin dhe pa topin. Ndihem shumë mirë me profesorin, por mbi të gjitha dua të them që nuk është vetëm profesori, por edhe grupi që kemi. Shpresoj të vazhdojmë me këto ritme dhe i them profesorit faleminderit”.

“Nuk dua të them sa pikë marrim, por them që duhet të futemi në fushë për të ftiuar dhe për ta arritur qëllimet tona”, përfundoi Bare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu