Basha: Ambasadorët donin t’i jepja Ramës rolin e vëzhguesit në zgjedhje, i refuzova

0

BASHA: Partia Demokratike ka debate të ndryshme, është ndërtuar në vazhdimësi kultura e debatit, që i shkon partive popullore të spektrit të djathtë, qoftë për taksat e qytetarëve dhe shpenzimet që bën shteti apo dhe shkalljes së ndërhyrjes së shtetit.

Ka një çështje tjetër, që janë identit, jo se më teket mua apo ta përdor si dua unë. Janë të mishëruara në kushtetutën e PD-së, që e ka miratuar Kuvendi Kombëtar, ku futet dhe antikomunizmi është orientimi pro-perëndimor dhe euroatlantik nga SHBA, këtu s’mund të ketë ndryshim mendimi.

Shqipëria mund të kishte mbetur si Kuba, i vetmi vend komunist në Europë, vendimi që ktheu mbrapsh spastrimin etnik në Kosovë, është dhe anëtarësimi në NATO, neni 5 thotë, sulm ndaj nesh është sulm ndaj SHBA-së.

S’ka kult ambasadorësh si dhe bindje ku cënohen interesat e kombit, qytetari i thjeshtë të ngrihet në këmbë për të mbrojtur interesat kombëtare.

Është vendim qeverisë amerikane, jo i një ambasadori. Shpallja “non-grata” finalizohet nga sekretari i shtetit, ai ka zero diskrecion, informacioni i mbledhur prej vitesh nga agjensitë e ligjzbatimit. Kjo ka çuar në vendimin “non-grata”.

Nuk është dënim, është kërkuar larguar distancimi i PD-së nga Berisha, edhe kërkimi nga parlamenti. Vendimi im ka qenë pezullim deri në përfundim të proçesit gjyqësor që Berisha ka hapur ndaj SHBA-së në Paris.

A nuk qenë këta ambasadorë që topi është në derën tëndë? Reforma në Drejtësi do të çonte në kapjen e drejtësisë. Në 5 qershor, e them sot, edhe aletatët e mi donin depolitizimin e komisoneve zgjedhore, ti jepja administratës së Ramës rolin e vëzhguesit të zgjedhjeve. Rama me Metën në 22 korrik kaluan 6 ligje në kundërshtim me reformën dhe na kanë sjellë në katrahurë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu