Deklaratave të Lulzim Bashës, se Ilir Meta, Sali Berisha dhe Edi Rama kanë një hall të përbashkët, iu është përgjigjur zëdhënësi i presidentit të vendit.
Në një postim në rrjetet sociale, Tedi Blushi godet Bashën përmes akuzave për kunatin e tij, dhe ndan një pjesë nga Estrada e Shkodrës, për ”kunatin e shokut Xhemal”.
“BRAVO-BRAVA vazhdon të përflasë Presidentin e Republikës.
Kunatopozitë vetëm BRAVO-BRAVA ka, që gërvisht pak dhe fiton shumë.
Me këtë perlë të Estradës së Shkodrës, “Kunatin e shokut Xhemal”, që edhe sot i shkrin gazit të gjithë shqiptarët, e përshëndesim gazin e tranzicionit “Mbretin e Memeve”, që të bën të qeshësh pa hap gojën, lere më kur flet”, shkruan Blushi në postimin e tij.
Çfarë deklaroi sot Basha:
Janë bashkë, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, janë të tre bashkë, janë bashkë prej hallit që i lidh bashkë, dhe janë bashkë për të shkatërruar Partinë Demokratike. Mos keni asnjë iluzion.
Sigurisht që nuk kanë për t’ia arritur, përkundrazi, ajo që shoh dhe prek me sytë e mi, pa pasur nevojë për ndërmjetësimin e ekranit, është një vendosmëri në rritje e demokratëve, një vetëdije në rritje të demokratëve.
Kjo parti, quhet Partia Demokratike, ka kaluar edhe periudha të vështira, por përbëhet nga demokratë





