Unë kam vetëm një shoqërues, personi që theu derën është një militant i PD. Sipas mediave me precedentë nga Britania e Madhe, unë këtë nuk e di. Di se vjen nga një familje e persekutuar nga Hasi dhe ka ndenjur me netë të tëra në çadër. Më kanë dërguar me dhjetëra foto dhe video të Lulzim Bravës me Fatjonin. Nuk i di veprat penale që mund të ketë kryer por sot për sot kam arritur në përfundim se dy kriminelët më të mëdhenj të Shqipërisë janë Edi Rama dhe Lulzim Basha që po marrin peng pluralitetin politik.
Ky është krim i shëmtuar me pasojë të jashtëzakonshme mbi 2.8 milionë shqiptarë. Ndaj unë u bëj thirrje shqiptarëve të zhvendosin shënjestrën e tyre, por ju them se kriminelët më të mëdhenj janë ata që duan të marrin peng pluralizmin. Këta njerëz nuk po merren vetëm me dosjen personale se Fatjon Dautajt Lulzim Basha nuk i përmendi një dosje. Unë i përmend Lulzim Bashës ‘Toyota Yaris’. Por unë nuk i them për këto. Unë u them atyre se me këtë akt po ngjiten në nivelet e krimit politik të Enver Hoxhës. Të mbushësh selinë e PD me narko-policë dhe banditë.