A jeni në pazar me kryeministrin Edi Rama?
Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Sali Berishës, dje Sali Berisha më akuzoi për peng të Edi Ramës, e para është një gënjeshtër, e dyta nuk ka për të ndodhur kurrë. PD do të ecë përpara, dhe do të largojë këtë regjim, duke e kthyer vendin në shinat e demokracisë, ky është misioni im, ky është misioni i çdo demokrati.