Basha ‘flaku’ karrigen, Berisha: Si Don Kishoti, arrë me vrimë që nuk hahet e nuk mbin

0

Ish-krueministri Sali Berisha ka komentuar gjestin e bërë nga kryedemokrati Lulzim Basha në Durrës. Nga Shkodra, Berisha tha se Basha e hodhi karrigen si Don Kishoti, sikur nuk ka lidhje me të. Më tej Berisha tha se Basha është arrë me vrimë që nuk hahet e nuk mbin.

Asnjë votë të mos japin për Lul Bravën, për opozitën false, njeri që është peng i dosjeve të tij. Në 8 vite ka kaluar nga humbja në humbje. Si Don Kishoti ai kap karrigen dhe e hedh sikur nuk ka lidhje për karrigen ndërkohë që për karrigen ai iu hodhi ju gaz. Ai është arrë me vrimë që as nuk hahet, as nuk mbin. Prandaj asnjë votë kësaj arre me vrimë. Rrofshi ju, rroftë Shkodra, rroftë Shqipëria‘- tha Berisha.

Basha hodhi ditën e djeshme në Durrës karrigen e tij. Basha hodhi karrigen e pushtetit, për të dhënë mesazhin e largimit të modelit të vjetër, që sipas tij nuk e lëshojnë karrigen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu