Basha kërkon Vetting në politikë: Të mos jemi të parët në Europë për korrupsion
Lulzim Basha shkruan se Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë në mënyrë që vendit t’i hapet rruga drejt Bashkimit Europian.
08:34 – 14/11/21 Koha: 1 min lexim
A A
Besëprerë? Basha i prekur nga akuza e Berishës: Sulm i ulët, s’kemi pasur fare…
Lulzim Basha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsërit qëndrimin e tij për vettingun në politikë, duke e cilësuar si zgjidhjen e vetme për të ulur korrupsionin në vendin tonë. Basha shkruan mëngjesin e sotëm në “Twitter” se Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë në mënyrë që vendit t’i hapet rruga drejt Bashkimit Europian.
“Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë. Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cënon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së,”-tha Basha.
Partia Demokratike ka kërkuar Vettingun e politikanëve, që sipas tyre duhet që të kryehet nga SPAK për rreth 200 figura të rëndësishme të shtetit, përfshirë presidentin dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, po ashtu edhe për të zgjedhurit e popullit në Kuvend.