Kreu i PD-së, Lulzim Basha është takuar me demokratët e Degës nr. 7 në Tiranë kët të mërkurë.
Sipas tij, PD nuk është streha e së kaluarës, duke nënkuptuar Sali Berishën, por demokratët duhet të zgjedhin të ardhmen.
“Demokratët e Degës nr. 7 në Tiranë kanë zgjedhur të ardhmen, pa mohuar në asnjë çast të mirat që kemi bërë për shqiptarët, por pa u bërë strehë e gabimeve dhe të metave të së kaluarës. Ne kemi një qëndrim të vendosur kundër korrupsionit, si armik i mirëqenies së shqiptarëve, dhe një vizion të qartë për t’i dhënë fund tranzicionit, duke u bashkuar nëpërmjet vlerave me të gjithë ata që duan të kontribuojnë me zemër për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Basha.