Basha njoftoi se do ketë përjashtime për ata që e mbështesin, Berisha nuk ndalon takimet me simpatizantët

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se ditën e nesërme “foltorja” do të zhvendoset në qytetin e Librazhdit. Në njoftimin e bërë nëpërmjet rrjetit social “facebook”, ish-kryedemokrati ka lënë takim në pallatin e kulturës së qytetit.

Mesa duket, Berisha nuk ka ndërmend të ndalojë takimet me sipmatizantët e PD nëpër rrethet e Shqipërisë edhe pasi kanë lajmëruar se zotërojnë firmat e nevojshme për të mbledhur kuvendin kombëtar të PD, ku synohet rrëzimi i Lulzim Bashës nga posti që mabn.

Postimi i Plotë nga ish-kryeministri, Sali Berisha

Njoftim!
Diten e premte, date 19 nentor, ora 17:00, ne Pallatin e Kultures ne Librazhd mbahet foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Ftoj demokratet dhe demokratët te marrin pjese.
Vetem te bashkuar fitojme!



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu