‘Basha nuk frymëzon më’/ Salianji-Bumçit: Të gjithë kanë qenë duke duartrokitur

0

Debat mes Aldo Bumçit dhe deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Të ftuar në emisionin “Open”, Bumçi tha se kryedemokrati Lulzim Basha është lideri më i ndjekur nga qytetarët dhe mbështetësit, por tanimë nuk frymëzon më për të ardhur në pushtet. Ndërkohë që i është përgjigjur Salianji, i cili i ka kujtuar kolegut detaje nga mbledhjet mes demokratëve.

PJESË NGA DEBATI: 

Aldo Bumçi: Paralajmërimi është shenjë e dobësisë së tij. Unë do të doja që Basha të ishte kryeministër, por nuk u bë dot. Edhe për përgjegjësinë tonën. Braktisi betejën për zgjedhje. Nuk del dot nga zyra e tij. A keni parë një takim këto kohë? Nuk i takon dot. Po mundohet ta kompesojë me deklarata të forta. Ai nuk ka besim më tek vetja. Bashën e kanë ndjekur si asnjë lider tjetër. Çfarë do kërkojë më? Unë nuk kam asnjë problem me kolegët e mi. Basha nuk frymëzon më.

Ervin Salianji: Është maskim i situatës që sot diskutohet për Bashën. Ai u zgjodh nga demokratët dhe me mbështetjen e Sali Berishës. Në një pjesë të mbledhjeve të gjithë kanë qenë duke duartrokitur Bashën. Nëse do të kishte firma të shkonin tek protokolli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu