Basha: PD është alternativa më e pastër, shpresa më e bukur që shqiptarët kanë

0

DEKLARATA E PLOTË:

Kjo është një ditë e mirë për të parë brenda vetes, për të reflektuar mbi atë që ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi. Ky refelektim, që në disa aspekte të tij është i vonuar, është njëkohësisht i destinuar të udhëheq rrugën përpara, të na bashkojë brenda radhëve tona, të na afrojë me shoqërinë shqiptare, por mbi të gjitha për të na vendosur përballë regjimit me një kontrast të thellë. Ky kontrast është më në fund i mundur, pasi përballë kemi një kundërshtar që ka mbi supe përgjegjësi të tmerrshme për atë që i ka bërë këtij vendi, që ky regjim e ka krimbur në korrupsion, duke e shndërruar në një djerrinë shpresash dhe aspiratash.

Por tani ka përsëri një shpresë, dhe ajo jeni ju ajo jemi ne ajo është Partia Demokratike. Ju demokrate dhe demokratë guximtarë, që keni zbritur pa u kursyer në fushëbetejë sa herë historia ju ka thirrue të veproni, jo për hesape të vogla, as për interesa peronale, por për të qenë gardainët e interesave të shqiptarëve.
Ju demokrate dhe demokratë që me sakrificat tuaja, i keni dhënë mundësinë Partisë Demokratike të shkruaj faqet më të ndritura të 31 viteve të fundit, të shënojë arritjet më të mëdha në shërbim të shqiptarëve. Sot, të shpenguar nga kostot dhe gabimet e të shkuarës, ju jeni alternativa më e pastër, shpresa më e bukur, që shqiptarët kanë për ndryshim. Ju jeni forca morale, që ndryshimin nuk e kërkon me mjetet e të keqes, por me vlerat me të cilat u mbrujtëm për dekada me radhë dhe na bëjnë krenarë që t’i themi vetes demokratë.

Ne na ra shorti të jetojmë një periudhë të vështirë kur po tentohet vënia në pikpyetje e demokracisë përmes minimit të saj, duke dashur ta tregojnë të dobët e të mbaruar përkundrejt regjimeve autokratike-totalitare, që nuk bëjnë zgjedhje të lira, që kontrollojnë lirtitë dhe i shtypin ato. Vendet e lira të Perendimit dhe mbarë botës janë bashkuar për mbrojtjen dhe rikthimin në piedestal me gjithë vitalitetin e saj të pashterrshëm të pasurisë më të madhe politikë që të njerëzimit që është demokracia. SHBA i prijnë kësaj aleance fitimatre. Partia Demokratike është krenarisht pjesë e saj. Partie Demokratike i prin këtu në Shqipëri mbrojtjes së demokracisë nga çdo formë e minimit të saj. Demokracia do vazhdojë të jetë e para, do të vazhdojë të jetë ylli polar për ne. Ky është horizonti i ri që hapet si asnjëhërë tjetër për fitoren tonë.

Partia Demokratike është thirrrur përsëri në skenën e kohës për të hapur një faqe të re të përparimit, zhvillimit, punës, mireqënies, dinjitetit, kulturës, rifitimit të shijes së të jetuarit, forcimit të lidhjeve fizike e shpirtërore të çdo shqiptari me atdheun, me Shqipërinë.
Fitorja jonë është e shkruar në vendosmërinë për t’i bërë fjalët akte, vepra. Për demokratët, përfshirë ata që dëshpërimi u ka errësuar përkohësisht gjykimin, për qytetarët dhe me qytetarët shqiptarë, në marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe BE.
Ky Kuvend është mbledhur për të treguar rrugën.
Ne do të ecim në këtë rrugë.
Ne do të zgjedhim të ardhmen.
Rroftë Partia Demokratike.
Zoti e bekoftë Shqipërinë!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu