Gjatë konferencës së tij me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pyetur se përse, me gjithë skandalet që po ndodhin në vendin tonë, populli opozitar nuk është në rrugë sot. Sipas Bashës, protesta janë bërë dhe do të bëhen, por pyetja që duhet të ngrihet sot është se si ka mundësi që Rama i kalon 17 vendime brenda ditës dhe që nuk mban asnjë qendrim për ministrin e vet. Kryedemokrati vijoi më tej duke thënë se, prokurorët dhe hetuesit kanë qenë nën presion për mos ecur përpara, por sipas tij, sot është dita për të qenë më racionalë e njerëzor, për t’i thënë atyre prokurorëve që kanë arrestuar Lefter Kokën edhe pse kanë qenë nën presion nga mafia se keni filluar të godisni armikun.
Pse nuk është populli opozitar në rrugë sot?
Dy janë gjërat kryesore, PD e ka nxjerrë e do e nxjerrë popullin në rrugë për këtë s’ka asnjë dyshim. Protesta kemi bërë e protesta do bëjmë por kjo nuk është pyetje sot. Meqë na paska dalë Rama a e pyesni pse i kalove 17 vendime brenda ditës? Si ka mundësi që s’mban asnjë qëndrim për ministrin tënd? Paratë e kujt pastron minsitri yt? Pse ministri yt tjetër është kapur në flagrancë me një nga personat që është në kërkim? Prokurorët dhe hetuesit kanë qenë nën presion për mos ecur përpara, por sot është dita për të qenë më racionalë e njerëzor, për t’i thënë atyre prokurorëve që kanë arrestuar Lefter Kokën edhe pse kanë qenë nën presion nga mafia se keni filluar të godisni armikun. Para se t’ju them më mirë vonë se sa kurrë ju pyes kur do vendosni Edi Ramën prapa hekurave, dua tu them që jemi dhe qëndrojmë në mbështetjen tuaj.