Basha propozoi Vettingun e polikanëve për pasuritë që kanë/ Reagon Paloka, poston foton e Ramës…

0
MBLEDHJE E GRUPIT TE PD - Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe deputeti i Edi Paloka, gjate nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Demokratike, ku Basha u ka bere thirrje qytetareve qe t’i bashkohen protestes se 8 dhjetorit ne oren ne sheshin “Skenderbej”./r/n/r/nMEETING OF DEMOCRATIC PARTY - Leader of the Democratic Party Lulzim Basha and lawmaker Edi Paloka, during a meeting of the parliamentary group of Democratic Party, DP.

Ditën e djeshme kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat tha se do të propozonin që vettingu për politikanët të kryhej nga SPAK në përputhje me udhëzimet e dhëna nga Komisioni i Venecias.

Basha tha se ky proces i vettingut do të bënte të mundur që të kishte një hetim për verifikim për pasuritë e politikanëve apo të familjarëve dhe ortakëve të tyre.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe deputeti i partisë Demokratike, Edi Paloka i cili me anë të një fotoje të postuar në rrjetin social, ku shfaqet kryeministri Edi Rama duke qeshur ka ironizuar kryedemokratin Basha.

“Grupi parlamentar i PD propozon që Vettingun ta bëjë SPAK?!?!”– shkruan Paloka në rrjetin e tij social, mbishkrim që e shoqëron me foton e kryeministrit Rama duke qeshur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu