Basha sjell propozime/ Uljen e TVSH për ushqimet e shportës dhe heqjen e taksës mbi karburantin

0

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë me propozime konkrete për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë nisur nga pasojat që mund të ketë lufta në Ukrainë.
Në një deklaratë nga selia blu, Basha kërkoi marrjen në shqyrtim të dy masave:

1. Uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe
2. heqjen e menjëhershme të taksës rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër

Rritja e mëtejshme e cmimit të karburanteve, që prej kohësh është bërë i papërballueshëm, do të ketë po ashtu pasoja të menjëhershme te cdo familje dhe sipermarrës. Prandaj duhet menjehere marrja e masave për të lehtësuar kostot shtesë.

Për këtë arsye i bëj thirrje qeverisë të rimarrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga Partia Demokratike:
1. Uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe
2. heqjen e menjëhershme të taksës rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër

Ndonëse kjo situatë vjen prej zhvillimeve jashtë vendit, është detyrë e menjëhershme e qeverisë të marrë masa, dhe të bëjë transparencë duke informuar qytetarët, pa asnjë vonesë, sepse ndërkohë mediat kanë nisur të raportojnë blerjet masive të produkteve bazë nga qytetarët.

Paniku nuk ndihmon në këtë situatë, e vështirëson atë. Prandaj duhet menjëherë, veprim, transparencë dhe informacion nga qeveria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu