Basha: SPAK përpjekje që zgjedhjet e 25 prillit të mos përfundojnë si dosjet 339 dhe 184

0

Kryetar i i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri me dije se Struktura e Posaçme e Antikorrupsionit do të veprojë për hetimet e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Në takimin me disa përfaqësues të biznesit në Durrës, ku ishte i shoqëruar nga kandidati i PD për zgjedhjet lokale në Luan Hoti, kryedemokrati shtoi se SPAK po bën përpjekje që zgjedhjet e 25 prillit 2021 të mos përfundojnë si dosjet e hetimeve për zgjedhjet në 2017 në Dibër dhe Durrës 339 dhe 184. Më tej, Basha tha se SPAK mund të veprojë pas zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit.

E dimë të gjithë çfarë ka ndodhur më 25 prill. Edhe SPAK, edhe faktori ndërkombëtar që kësaj radhe po bën përpjekjet që të mos përfundojë si 339 dhe 184. Rrota është e madhe dhe kësaj radhe do lëvizë mirë. Ndoshta nuk do lëvizë deri në 6 mars. Por pavarësisht se çfarë bëjnë ata, shumica janë qytetarët. Edhe zhvillimin ekonomik të Durrësit e kanë në dorë. Nuk do e ketë të lehtë qeveria e Tiranës të bëjë numra. Jam i bindur që zhvillimet do jenë të shpejta”, tha Basha në Durrës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu