“Bashkë e kemi bërë luftën, bashkë edhe e mbrojmë”, Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së fton për pjesëmarrje masive në protestë në Tiranë

0

TIRANA- Në kuadër të përgatitjeve për protestën e paralajmëruar më 17 tetor në Tiranë, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka publikuar një video-thirrje drejtuar qytetarëve për pjesëmarrje masive.

Videoja, e shpërndarë përmes rrjeteve sociale, u bën apel qytetarëve nga të gjitha trevat shqiptare që t’i bashkohen protestës, e cila synon të shprehë mbështetje për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Shqiptarë kudo që jetoni, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së ju ftojnë të bashkoheni masivisht në protestën gjithëkombëtare në përkrahje të ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe shtetit të Kosovës të cilët po gjykohen padrejtësisht në Hagë”, thuhet në mesazhin e OVL e UÇK-së.

Protesta do të mbahet më 17 tetor në orën 17:00 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

“Të bashkohemi të gjithë pa dallim për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët”, thuhet tutje në mesazh.