penduarit e drejtësisë, ose thënë ndryshe “pentitot” , kanë treguar që janë “asi nën mëngë” i SPAK, pasi dëshmitë e tyre kanë arritur që të hedhin dritë mbi një sërë krimesh dhe korrupsionesh që kanë ndodhur përgjatë viteve në vendin tonë.
Burime për News24 bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka arritur që të “bëjë për vete” një tjetër të penduar të drejtësisë dhe bëhet fjala për një njeri të afërt me bashkëshorten e kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxën.
Sipas të njëjtave burime mësohet se shtetësja Adela Kondakçiu ka pranuar që të rrëfejë për herë të parë aferat korruptive duke dorëzuar në SPAK të dhëna të reja kundër çiftit Veliaj-Xoxa.
Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka në duar dëshmitë e 97 personave, dhjetëra kontrata, balance si dhe biseda të nxjerra nga telefoni i sekuestruar i Xoxës. Sakaq theksojmë se Adela Kondakçiu, e cila tanimë është kthyer në të penduarën të drejtësisë, u mor po ashtu e pandehur nga SPAK, por pas këtij statusi ajo do të përfitojë lehtësime.





