Bashkëshortja e lojtarit më të ri të Arsenalit, mbretëresha e Twerking-ut shkruan: Londër jam gati!

0

Gruaja e lojtarit më të ri të Arsenalit, Jakub Kiwior, ka treguar vlerësimin e saj për tifozët mbështetës të Gunners pas transferimit të polakut për 21 milionë stërlina në Emirates.

Kiwior dhe partnerja e tij, Claudia Kowalczyk, ishin në ndeshjen që Arsenali fitoit 3-2 ndaj Manchester United përpara se klubi të njoftonte nënshkrimin me të të hënën.

30-vjeçarja kampione e twerking-ut njoftoi – përmes një historie në Instagram – mbështetësve të klubit se ajo është gati për jetën në kryeqytet.

Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja! Nuk mund t’u përgjigjem të gjithëve, por e vlerësoj shumë! Londër jam gati”, ka shkruar Kowalczyk.

Sipas biografisë së saj të mediave sociale, Kowalczyk aktualisht merr pjesë në Kampionatin e Twerk të Polonisë dhe mori pjesë në garën e Mbretëreshës së Twerking në Gjermani në 2017.

Mbrojtësi, i cili u rrit në qytetin polak Tychy, kishte një kontratë më pare me Juventusin dhe Milanin. Ai iu bashkua Spezias në vitin 2021 pasi kishte kaluar kohë te Anderlecht gjatë rinisë së tij.

Në Kupën e Botës këtë vit, atij i qëlloi të markonte Lionel Messin kur Polonia luajti me Argjentinën.

Pas nënshkrimit të tij, drejtori sportiv Edu tha: “Ne jemi të kënaqur që kemi përfunduar nënshkrimin e Jakub Kiwior. Ai është një talent i ri, të cilin ne e monitorojmë prej pak kohësh.

“Tani të gjithë mezi presim të punojmë me Jakubin dhe të shohim zhvillimin e tij të vazhdueshëm me ne. Ne e mirëpresim Jakubin tek Arsenali.’

Trajneri Mikel Arteta shtoi: “Është mirë që Jakub po na bashkohet. Ai është një mbrojtës i ri i gjithanshëm që ka treguar potencial dhe cilësi të mëdha me Spezian në Serie A, si dhe në nivel ndërkombëtar me Poloninë.

“Jakub është një lojtar që do të na japë forcë dhe cilësi në repartin tonë mbrojtës. Ne mirëpresim Jakubin dhe familjen e tij tek Arsenali dhe presim me padurim të punojmë me të.’

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu