Bashkëshortja e Ronaldos, Georgina Rodriguez, shkëlqen në Festivalin e Venecias me veshjen e stilistes shqiptare

0

 

E pranishme në Festivalin e Filmit në Venecia, Georgina Rodriguez ka preferuar t’i qëndrojë besnike stilistes së saj të preferuar, që është shqiptarja Lia Stublla.Për kalimin në tapetin e kuq, Georgina ka zgjedhur një fustan pastel në tonet e pjeshkës, bust dhe i çarë, nga Pronovias.

Ajo e ka kombinuar fustanin me një palë sandale nude dhe gold, me një maskë në të njëjtën ngjyrë.Ndërsa për festën pas festivalit ajo veshi fustanin e zi të dizenjuar nga Lia Stublla. Edhe ky fustan ishte i çarë nga njëra këmbë dhe bust, që i nxirrte në pah dekoltenë dhe format e rrumbullakosura.

“ Është gjithmonë kënaqësi e veçantë të krijoj fustane për të mrekullueshmen, Georgina. Shumë faleminderit edhe një herë që i besuat punës sonë, ju bëni që veshjet tona të shkëlqejnë ndryshe”- shkruan Lia Stublla në Instagramin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu