Bashkimi Europian pret pesë milionë refugjatë ukrainas

0

 Ndërkohë që lufta vazhdon në Ukrainë BE-ja ka vlersuar se pesë milionë refugjatë mund të kalojnë kufirin nëse bombardimet ruse vazhdojnë. Sipas Sky News shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka thënë se 1.5 milionë refugjatë janë larguar tashmë nga Ukraina brenda një jave. Ai gjithashtu paralajmëroi për një “problem të madh” në kufirin lindor të Europës, duke bërë thirrje për të ndihmuar në menaxhimin e krizës nw Ukrainw.

Mbretëria e Bashkuar është vënë nën kritika sot pasi doli se vetëm 50 viza u janë lëshuar deri më tani ukrainasve që duan të vijnë në Britani.Bëhet fjalë për rreth 1% e 5535 personave që kanë aplikuar në 48 orët e para që nga hapja e skemës.

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar shumë viktima dhe një dyndje të refugjatëve ukrainas në të gjithë botë. Shumë shtetë janë sensibilizuar me situatën e ukrainës dhe kanë dhën ndihma monetare dhe gjithashtu kanë pritur shumë refugjatë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu