Bashkimi me Shqipërinë është qëllimi i historisë”, Kurti flet nga Lezha: Fatkeqësisht nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës

0

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti thotë se Kushtetuta e vendit të tij nuk e lejon bashkimin me Shqipërinë.

Gjatë vizitës në qytetin e Lezhës me rastin e 577 vjetorit të Besëlidhjes, Kutri tha se bashkimi është “dëshirë e shqiptarëve” dhe “intencë e historisë”, por do të duhet kohë dhe punë që të arrihet.

“Politikëbërja te shqiptarët duhet t’i rikthehet Lezhës, ‘Besëlidhjes’ në mënyrë që edhe të dalim nga vështirësitë që kanë shqiptarët kudo dhe nga gjendja e rëndë e përgjithshme, por edhe të vendosemi në binarët e demokracisë e drejtësisë, zhvillimit e progresit, të cilat nuk e lënë asnjëri mbrapa. Shqipëria si Kosova, si shtete, si politika duhet të bashkërendohen drejt afrimit drejt integrimit e bashkimit. Në tri fusha kryesore, sigurisë së përbashkët, energjisë dhe burimeve natyrore dhe politikës së jashtme për kombin shqiptar”.

“Fatkeqësisht Kushtetuta e Kosovës e ka një kundërthënie në nenin 1.1 me nenin 1.3. Neni 1.1 thotë që Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik e neni 1.3 na ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Në këtë kuptim, Pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur, siç është Shqipëria, por njëkohësisht paraqet pengesë për integrim të llojit tjetër siç është ai evropian. Në Kosovë, kur s’kemi ligj për referendum dhe kur s’e ndryshojmë dot Kushtetutën tregon që duhet të bëjmë më shumë punë e do të kalojë ca kohë deri të arrijmë në atë pikë, por padyshim ajo është intenca historike dhe dëshira e shqiptarëve”, tha Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu