– Media rumune ka publikuar një hartë të re të Evropës, nëse ndodh bashkimi midis Shqipërisë dhe Kosovës. Në media shkruhet se dy vendet po synojnë të bashkohen dhe harta e Evropës do të ndryshojë rrënjësisht. Si duket bashkimi i dy shteteve ka bërë Rumanin të reagojë, pasi në foton e publikuar ndryshimi në hartë do të ndodhë shumë afër Rumanisë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen ndërqeveritare në Elbasan, Edi Rama dhe Albin Kurti vendosën të heqin kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës .
Kryeministri Edi Rama tha se nuk e përjashton mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Nëse do të bëhej një konsultë e tillë, kreu i qeverisë u shpreh se do të votonte pro bashkimit. Nga ana tjetër kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk e kundërshton mbajtjen e një referendumi të tillë, por u shpreh se një akt i tillë është pjesë e një procesi që nuk është nën kontrollin e Ekzekutivit që ai drejton.
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç denoncoi menjëherë synimet e Shqipërisë dhe Kosovës, duke thënë se të dy shtetet “po vendosin një gur të ri në themelet e stabilitetit dhe sigurisë rajonale”.