Bayern i çudit të gjithë, paguan më shumë se 28 milionë euro për “Mister-X”

0

Bayern i çudit të gjithë në merkato. Kampionët e Gjermanisë kanë arritur një akord me Rennes për sulmuesin e talentuar 17 vjeçar, Mathys Tel. Gjithçka normale deri këtu, por siç raporton Sky Deutschland, bëhet fjalë për një marrëveshje që do u kushtojë arkave të bavarezëve jo pak por 28.5 milionë euro.

Francezi Tel ka luajtur vetëm 7 sfida me Rennes në edicionin e kaluar, sakaq nuk ka mundur dot të shënojë apo assistojë. Lojtari, gjithashtu, është pjesë e Kombëtates së të rinjve të “Gjelave”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu