Bayern Munich “ngujohet” në aeroport shkak kushtet atmosferike

0

Bayern Munchen arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme kundër Hertha Berlin, duke triumfuar me rezultatin 0-1. Menjëherë pas ndeshjes i gjithë ekipi do të fluturonte për në Doha, pasi bavarezët do të marrin pjesë në Botërorin e Klubeve.

Mirëpo, jo gjithçka ka shkuar sipas planit. E gjithë skuadra dhe stafi teknik e kaluar natën në bordin e aeroplanit, pasi ky i fundit nuk iu dha leje për të fluturuar drejt Katarit. Kushtet jo të mira atmosferike sollën një vonesë prej 7 orësh në fluturimin e gjermanëve. Më pas pati dhe një reagim nga klubi, duke sqaruar më hollësisht situatën.

“Pasi u mohua leja për t’u ngritur nga Berlini, udhëtimi i FC Bayern për në Botërorin e Klubeve u vonua për më shumë se shtatë orë. Në vend që të ngrihej pak para mesnatës siç ishte planifikuar fillimisht, aeroplane nuk u lejua të ngrihej deri në orën 7 të mëngjesit.

Për këtë shkak ekuipazhi duhej të ndryshohej dhe aeroplani duhet të bënte një ndalesë në Munchen. Nga atje, aeroplane u ngrit për në Doha në orën 9:15 të mëngjesit”, shkruhej në deklaratën zyrtare. Kujtojmë që kampionët e Champions League do të ndeshen ditën e hënë me Al Ahly, ndeshje kjo e vleefshme për fazën gjysmëfinale të Botërorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu